image Kurti emëron dy zëvendësministra serbë në dy ministri

Politikë

Kurti emëron dy zëvendësministra serbë në dy ministri

news image

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot dy zëvendësministra serbë në dy ministri.

Nenad Stanojeviq u emërua zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq u emërua zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

ZKm njofton se Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

image 81
image 82

/GazetaSinjali/