image Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Politikë

Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar, Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

/GazetaSinjali/