Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që do të mbahet sot.
Në agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.
Pjesëmarrja në këtë takim është konfirmuar përmes njoftimeve për media nga zyra e Kurtit dhe ajo e Vuçiqit.
Ndërkaq dita dhe ora e këtij takimi nuk është bërë e ditur pasi, Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.
Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatë.