Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pedro Sanchez pasi u rizgjodh kryeministër i Spanjës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka përmendur edhe takimin me të gjatë gjavës së kaluar.
Në fund, ai ka uruar për suksese të vazhdueshme.
“Urime për kryeministrin e rizgjedhur të Spanjës, Pedro Sanchez. Javën e kaluar në Malaga në @PESPSE, u riafirmua se Evropa jonë progresive mund të mbështet te PSE për të ndalur ngritjen e të dajthës ekstreme. Urimet më të mira për suksese të vazhdueshme”, ka shkruar ai.