image Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 viteve

Politikë

Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 viteve

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas 16 vjetësh sot është ritakuar me pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shpërndarë tre fotografi dy prej të cilave përmbajnë takimin e Kurtit me Ahmetin në Qeveri, ndërsa fotografia tjetër tregon momentin kur Kurti ishte në protestën e vitit 2005 dhe afër tij ishte Ahmeti që ishte në detyrë.

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Sinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)