Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se fushata zgjedhore e partisë së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit mund të përmbledhet me dy fjalë – drejtësi dhe punësim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, kjo drejtësi nuk nënkupton vetëm drejtësinë në gjykata, por në tërë shoqërinë.
“Me dy fjalë mund të përmbledhet kjo fushatë e jona, na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama, jo drejtësi veç në gjykata, por drejtësi për tërë shoqërinë”.
“…Dhe jo punë sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 14 shkurti është referendum”, u shpreh Kurti./Gazeta Sinjali/