Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot priten të takohen në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Sinjali merr vesh se Presidenti Macron, sot pasdite pritet t’i takojë ndaras delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Osmani e Kurti gjenden në Paris për Forumin e Paqes.
Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.