image Kurti e ndërpret mbledhjen e Kryesisë, del me nxitim nga selia e partisë

Kosovë

Bisedimet/ Kurti e ndërpret mbledhjen e Kryesisë, del me nxitim nga selia e partisë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka ndërprerë mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Gjatë daljes me nxitim nga selia e partisë, Kurti u ka thënë gazetarëve se “tash kemi mbledhje të tjera dhe do të vazhdojmë nesër mbledhjen e Kryesisë”, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur në lidhje me një takim të radhës me Isa Mustafën, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të takohet me Mustafën “sa më shpejtë që të mundemi”.

Për një takim të mundshëm me Mustafën. zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka i ka thënë Gazetës Sinjali se nuk ka marrë ende informacion nga partia. /Gazeta Sinjali/