Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen sërish sot.
Dje ata kanë pasur një takim që zgjati rreth dy orë, por marrëveshja për bashkëqeverisje nuk u arrit. Ajo do të tentohet të bëhet sot, në takimin e dhjetë me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi dolën nga ndërtesa e Kuvendit, asnjëri nga liderët nuk e tha asnjë fjalë për takimin.
Para takimit, Mustafa tha se po mundohen ta arrijnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet nga ai. /Gazeta Sinjali/