Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lavdëruar Administratën Tatimore të Kosovës për inkasimin dhe rritjen e të hyrave.
Në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që po organizohet për herë të parë në Kosovë për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, Kurti tha se trendi i rritjes së të hyrave nga ATK po vazhdon vit pas viti.
Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Vitin e kaluar kemi pasur rritje të të hyrave mbi 28 për qind më shumë se viti paraprak dhe këtë vit trendi i njëjtë ka vazhduar”, tha ai.
Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë bërë shumë reforma dhe kjo ka rritur performancën e ATK-së.
Nga ana tjetër, përkrahje institucioneve vendore iu ofroi drejtoresha e CEF, Jana Repanska.