image Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjes

Politikë

Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjes

news image

Kryeministri Kosovës Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë e tij, Rifat Latifin i cili dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë, raporton Sinjali.

Sipas komunikatës nga Qeveria është shprehur së Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e Latifit dhe e ka falenderuar për kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancaur sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

“Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen. Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/