image Kurti: E kemi obligim sjelljen e drejtësisë duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë

Sociale

Kurti: E kemi obligim sjelljen e drejtësisë duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në Qirez dhe Likoshan, ku forcat serbe masakruan 24 civilë.

Kurti tha se është obligim që të sillet drejtësia duke i dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“E kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen tonë, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.

/GazetaSinjali/