image Kryeministri Kurti sot pret në takim Gabriel Escobarin

Politikë

Kryeministri Kurti sot pret në takim Gabriel Escobarin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 16:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

/GazetaSinjali/