Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në këtë situatë ndalimi i vizitave familjare është i domosdoshëm.
Gjatë vizitës në karantinën e Qendrës së Studentëve, Kurti tha se janë krijuar kushtet për fitoren ndaj COVID-19, ndërsa shtoi se vigjilenca e qytetarëve duhet të shtohet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Meqenëse janë krijuar kushtet për fitoren mbi pandeminë COVID-19, ndodhemi në prag të ngadhënjimit të plotë. Andaj liberalizimi i masave duhet të përcjellet me vigjilencë të shtuar. Ruajtja e distancës fizike prej së paku dy metrave, higjena personale dhe mospraktikimi i vizitave familjare janë të domosdoshme”, tha ai.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje në konferencë për media tha se karantina e Qendrës së Studentëve do të mbyllet në fund të këtij muaji. /Gazeta Sinjali/