Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Rifat Latifi sa ishte ministër i Shëndetësisë, ka bërë krejt çfarë ka mundur.
Kurti tha të hënën para mediave se Latifi është person që reflekton mbi punën e tij, dhe për këtë punë sa ishte ministër, punoi me kapacitet të plotë.
“Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti.