Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do t’i vizitojë komunat veriore të Kosovës.
Kurti ka thënë se ka biseduar me kryetarët e këtyre komunave, duke theksuar se asnjëri nga ta nuk e ka refuzuar bisedën me të, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sigurisht që do të shkoj. Do ta përgatis agjendën.. Unë tanimë kam biseduar me kryetarët e komunave veriore. Asnjëri nga ta nuk kanë refuzuar bisedat telefonike me mua. Dhe bisedat nuk kanë qenë 2-minutëshe”, ka thënë Kurti në RTV21.
Ai tha se bisedat me kryetarët veriorë kishin temë vetëm situatën me koronavirus. /Gazeta Sinjali/