Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndahen medalje presidenciale për Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.
Pas homazheve te varri i Balajt në Podujevë, Kurti iu tregoi familjarëve të aktivistëve të vrarë se në orën 16:00 do të shkojnë tek presidentja Vjosa Osmani, ku edhe do të ndahen medaljet presidenciale e meritave.
“Në ora 16:00 bashkë me kryetarin Glaukin, do të shkojmë të presidentja sepse edhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin do të ndahet medalje presidenciale e meritave”, tha Kurti.