image Kurti do të mbajë konferencë për media me shefin e Zyrës së UNICEF-it dhe zëvendësministrin e Arsimit

Kosovë

Njoftimi/ Kurti do të mbajë konferencë për media me shefin e Zyrës së UNICEF-it dhe zëvendësministrin e Arsimit

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhajn, do të mbajnë konferencë për media.

Njoftimin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Konferenca është paraparë të zhvillohet në oborrin e qeverisë nga ora 12:30.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës. /Gazeta Sinjali/