image Kurti dhe Thaçi nuk do të takohen sot, LVV tregon arsyen

Kosovë

Mandatimi/ Kurti dhe Thaçi nuk do të takohen sot, LVV tregon arsyen

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të takohen sot për ta caktuar mandatin për formimin e qeverisë.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se Kurti e ka të pamundur të takohet sot me Thaçin, për shkak se ndodhet jashtë Prishtinës.

“Ftesa ka mbërri tek ne pas orës 11:00. Kryetari Kurti e ka të pamundur ta takojë presidentin në orën 13:30 për shkak se ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë presidentin për ditën dhe orën tjetër të takimit”, ka thënë Manxhuka.

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar sot zyrtarisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/