image Kurti dhe Mustafa takohen në Kuvend në tentim për arritjen e marrëveshjes

Koalicioni/ Kurti dhe Mustafa takohen në Kuvend në tentim për arritjen e marrëveshjes

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa do ta bëjnë sot përpjekjen e radhës për të arritur marrëveshje për koalicion.

Gazeta Sinjali mëson se takimi do të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës.

Deri tani, takimet mes liderëve kanë rezultuar të pasuksesshme.

Ndonëse kanë përpiluar programin e përbashkët qeverisës, LVV dhe LDK nuk po pajtohen ende për ndarjen e posteve. Posti i presidentit deri tash është pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes. /Gazeta Sinjali/