Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit të sotëm që ka zgjatur rreth dy orë, janë larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës pa treguar se çfarë ka ndodhur në takim.
Ky ka qenë takimi i tyre i tretë pas konstituimit të Kuvendit, ndërkohë edhe përkundër pritjeve të mëdha se sot do të arrihej marrëveshja, dy partitë ende nuk kanë arritur të merren vesh për të bashkëqeverisur.
Pas 3 muajve negociata, kjo është edhe hera e parë që palët nuk ndalen të flasin për media rreth asaj se çfarë ka ndodhur në tavolinën e bisedimeve. /Gazeta Sinjali/