image Kurti dhe Latifi takohen me shqiptarët e federatës “Vatra” - Sinjali

Kurti dhe Latifi takohen me shqiptarët e federatës “Vatra”

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, dhe zëvendësministrja e Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, kanë vizituar Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqatën humanitare “Peja”, shkollën shqipe “Alba Life”, në New Jork, si dhe ka bërë homazhe edhe te varri i tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyqi.

Në vizitën e përbashkët në Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Latifi, që është edhe anëtar i saj, veçoi 110-vjetorin e themelimit të Vatrës mbarëshqiptare e paraprirë nga “Dielli” e “Kombi”.

Ai tha se VATRA gjithmonë ka qenë dhe është shtylla kryesore e lobimit dhe organizimit të shtet-ndërtimit shqiptar, e cila jehon ende nga arritjet madhështore që janë arritur nga organizimi i aktiviteteve të saj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin