image Kurti dhe Kancelari austriak folën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Politikë

Kurti dhe Kancelari austriak folën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

news image

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin e djeshëm me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, duke thënë se kanë diskutuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rëndësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E njoftova kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur e vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

“Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/