image Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Bislimi marrin rrugën për Bruksel

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Bislimi marrin rrugën për Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu janë publikuar edhe pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me Kurtin.

Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.

Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohen nesër për të diskutuar rreth zbatimit të saj.

image 4

Nesër në agjendë do të jetë çështja e të pagjeturve dhe tema e nxehtë e Asociacionit.

Aty pritet të prezantohet drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që do ta bëjë një ekip i emëruar nga qeveritë e Kosovës në të kaluarën, por që nuk ka pranuar të takohet me qeverinë aktuale.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në Veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/