image Kurti del në shesh për t'i ftuar qytetarët në tubim: Ejani nesër me muzikë e fjalime

Politikë

Kurti del në shesh për t’i ftuar qytetarët në tubim: Ejani nesër me muzikë e fjalime

news image

Ish-kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje i ka ftuar qytetarët që nesër në orën 17:00 të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tubimi, siç thotë ai, mbahet për shkak të 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë COVID-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhje të tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje”, thotë Kurti në videomesazh.

Ai ka paralajmëruar se në ngjarjen e nesërme do të ketë muzikë e fjalime.

“Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21 vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot”, shprehet Kurti në video. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/541642683406941/?t=61