image Kurti deklarohet për emërimin e Sinanit: Do themelojmë zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Politikë

Kurti deklarohet për emërimin e Sinanit: Do themelojmë zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

news image

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar lidhur me emërimin e Ardita Sinanit, që ia bëri së fundit si këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kurti përmes një postimi në facebook tha se, kjo po bëhet në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, madje duke themeluar zyrën për Preshevë të Zyrës së Kryeministrit.

”Kam emëruar sot znj. Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna dhe për mbrojtjen e avancimin e të drejtave të tyre, do të themelojmë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që do të koordinohet nga znj. Sinani”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/