image Kurti deklarohet para darkës me Vuçiqin: Do të flasim për dialogun parimor dhe njohjen - Sinjali

Kurti deklarohet para darkës me Vuçiqin: Do të flasim për dialogun parimor dhe njohjen

news image

Ka filluar darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kryeministri Albin Kurti ka folur para darkës joformale me presidentin Vuçiq e emisarin Lajçak.

Ai ka thënë se pritet të diskutojë për dialogun dhe njohjen, me këtë të fundit që do të jetë në qendër të asaj të parës

Tutje, ai tha se marrëveshja për të cilën do të diskutojnë është aq që konsiderohet ligjërisht e obligueshme.

“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Scholz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK-në.

/GazetaSinjali/ 


Shpërndaje artikullin