image Kurti bisedon në telefon me presidentin e Maqedonisë së Veriut, mësohet se çfarë u diskutua

Kosovë

Politikë/ Kurti bisedon në telefon me presidentin e Maqedonisë së Veriut, mësohet se çfarë u diskutua

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka biseduar në telefon me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në bisedën telefonike ndërmjet Kurtit dhe Pendarovskit janë diskutuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve e situata me pandeminë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore. Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj”, njofton ZKM. /Gazeta Sinjali/