image Kurti bisedon me Gabriel Escobar për çështjen e dialogut

Politikë

Kurti bisedon me Gabriel Escobar për çështjen e dialogut

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin kanë diskutuar për disa çështje.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se, ndër të tjera ata kanë biseduar edhe për çështjen e dialogut dhe nevojën për të pasur rezultate konkrete, që përfundimi të vijë me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/