Pas disa tensioneve që i patën ditë më parë mes vete, kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, të cilët diskutuan për disa çështje.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës.
Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.
U folë edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.
Tutje theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.
“U folë për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”
“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.