Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka vizituar një bujk në Miresh të Gjilanit i cili po livronte arën.
Pas kësaj vizite, Kurti beri një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare e ndiqte arave dhe me insistim te madh po e pyeste për Lajçakun.
‘’Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit,’’ ka shkruar Kurti.
Në videon e publikuar nga ‘’RTV Dukagjini’’, gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak.
Ndërsa Kurti, shihet i befasuar me këtë pyetje duke thënë se ‘A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku, a po kupton. Kqyre traktoristi këtu a po kupton’’. Në prapavije ministri Peci shihet duke qeshur me përgjigjen e Kurtit.
Por gazetarja ia kthen se s’po kemi ku të bëjmë pyetje.