image Kurti: Beogradi s’po e nënshkruan marrëveshjen sepse aty është njohja de-facto

Politikë

Kurti: Beogradi s’po e nënshkruan marrëveshjen sepse aty është njohja de-facto

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se më herët, zyrtarët e Beogradit s’kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshje, pasi sipas tij, ato kanë qenë të favorshme për Serbinë.

Sipas Kurtit, tash Serbia po refuzon të nënshkruajë pasi “e kanë parë se për çka bëhet fjalë, është njohja de-facto”.

“Edhe gjatë bisedimeve që i kam në Bruksel, udhëheqja e Serbisë është në kërkim të një makine kohore. Nganjëherë duan që të shkojnë para 27 shkurtit të këtij viti kur në Bruksel i thanë “po” njohjes de-facto, nganjëherë duan të shkojnë para shpalljes së pavarësisë e nganjëherë edhe para clirimit të vitit 1999, por makinë kohe s’mund të ketë”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se në momentin që Policia e Kosovës ka hyrë në Zveçan e kanë gjetur fotografinë e presidentit serb, Vladimir Putin.

“Në Zveçan kur ka hyrë policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit. Putini s’është kryetar komune.  E ky problem nuk zhduket nëse i mbyllim sytë. Ky problem duhet demaskuar e duhet zgjidhur, e fotografia e Putinit s’është më aty”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/