image Kurti bën thirrje të votohet Kodi Civil: S'e rregullon martesën mes gjinive të njëjta, vetëm bashkëjetesën

Politikë

Kurti bën thirrje të votohet Kodi Civil: S’e rregullon martesën mes gjinive të njëjta, vetëm bashkëjetesën

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për draftin e Kodit Civil për të cilin po diskutohen në Kuvend.

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë Kodin Civil dhe sipas tij votimi i Kodit Civil është ngjarje e veçantë për vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka shtuar se në Kod ka disa risi të rëndësishme që duhet të përmenden.

“Është rregulluar pjesa statusore për personat juridik. Janë rregulluar punët juridike kontratat, testamentet. Te familja, këtu duhet të theksojmë dy çështje të rëndësishme, është pasuria e përbashkët është caktuar të jetë e barabartë. Këtu risi është edhe ndalimi i martesave të herëshme. Është një pikë e rëndësishme gjithashtu që është diskutuar e keqkuptuar që ka të bëjë me regjistrimin e bashkësive civile të personave me gjini të njëjtë. Në fund të fundit të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë kod është paraparë mundësia që këta persona të regjistrohen si bashkësi civile, kodi nuk e ka rregulluar martesën mes tyre.

“Ajo do të rregullohet me një ligj të veçantë. Kodi nuk është i mjaftueshëm kjo është në pajtim edhe me kushtetutën. Kodi nuk rregullon martesat. Martesa dallon nga Bashkësia civile sepse kjo mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo format tjera”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/