image Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial, në 23-vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës

Sociale

Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial, në 23-vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës

news image

Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skenderajt.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në prill të vitit 1999, teksa forcat e Serbisë pushkatonin e kryenin masakra kundër popullsisë civile shqiptare, ato goditeshin nga aeroplanët e NATO-s dhe ushtarët e UÇK-së. Në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt po zhvillohej luftë e ashpër për çlirim e mbijetesë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

/GazetaSinjali/