image Kurti bashkë me tre ministra takohen me kryetarët e komunave

Politikë

Kurti bashkë me tre ministra takohen me kryetarët e komunave

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën takon kryetarët e komunave të Kosovës, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Në ftesë thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, që do të zgjas më shumë se tre orë, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.

Gjatë këtij takimi do të shqyrtohen temat si buxheti për këtë vit dhe investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike.

Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Buxhetin er Komunave për vitin 2023, investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike dhe të ndryshme.

/GazetaSinjali/