image Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet, sivjet kryhet deri në Bresalc

Kosovë

Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet, sivjet kryhet deri në Bresalc

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

Bashkë me Zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai u zotua se do t’i kushtohet rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës.

Në anën tjetër, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse sipas tij buxheti është ndarë për këtë.

Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra. 

/GazetaSinjali/