Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti evropian së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
“Gati për takimet” , ka shkruar Bajrami në fotografitë me shefin e qeverisë.
Kryeministri Kurti do të takohet sot në ora 17:00 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ready for the meetings… pic.twitter.com/xPPpwZSG0H
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) August 17, 2022
Ndërkaq nesër, Kurti do të takohet me presidentin serb Vuçiq në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak.