image Kurti: Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës më 15 nëntor

Kurti: Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës më 15 nëntor

news image

Kryetari i VV-së, dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për zgjedhjet lokale dhe balotazhin në Prishtinë.

Kurti u shpreh i bindur se kandidati i VV-së, Arben Vitia do të jetë kryetar i kryeqytetit më 15 nëntor.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”, tha Kurti.

Tutje ai u shpreh se s’mund të krahasohen zgjedhjet e 14 shkurtit me ato të 17 tetorit.

“Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit unë nuk besoj që mund t’i krahasojmë me zgjedhjet e 17 tetorit sepse në zgjedhjet e 14 shkurtit tre emrat e parë në listë kanë qenë tre njerëz që i drejtojnë institucionet dhe aso liste nuk besoj që mund të ketë më me vite e dekada. Lëvizja Vetëvendosje ka folur pakrahasimisht më shumë për çështje nacionale sesa për ato lokale, po të kishin fituar kandidatët tanë mbrëmë  do të ishte më mirë për qytetarët”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/