Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje te qytetarët që të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, Kurti ka thënë se subvencionimi do t’i ndihmojë qytetarët të tejkalojnë sa më lehtë dimrin dhe sistemin energjetik duke ulur konsumin.
“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, shkroi kryeministri.
Ai ka bërë thirrje të veçantë te qytetarët që janë përfitues të asistencës sociale dhe nënave vetushqyese që të aplikojnë për subvencionim.
Ndryshe, thirrja është e hapur edhe 4 ditë, deri më 2 dhjetor.
Ky eshte postimi i plotë i Kurtit:
Të dashur qytetarë,
Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 nëntor.
Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane.
Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë.
Thirrja e plotë: https://bit.ly/3AqR1Aa