image Kurti, Aliu e Dugolli shkojnë në burgun ku kanë qenë të burgosur politikë

Kosovë

Përvjetor/ Kurti, Aliu e Dugolli shkojnë në burgun ku kanë qenë të burgosur politikë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe anëtari i kësaj partie, Enver Dugolli kanë vizituar sot burgun e Prishtinës, ku kanë qendruar si të burgosur politikë nga pushteti serb.

Këtë e ka bërë të ditur, deputeti Aliu i cili ka publikuar një fotografi nga ky burg së bashku me Kurtin e Dugollin.

“Në burgun e Prishtinës kemi qenë të tre ne. Para meje e Albinit ishte Enveri. Para tij dhe shumë të tjerë. Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij. Qelia numër 11 vite më vonë u bë edhe qelia ime”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/