image Kurti akuzon gjyqësorin për mosefikasitet: Shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë

Politikë

Kurti akuzon gjyqësorin për mosefikasitet: Shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar dorëheqje e shkarkime të të gjitha atyre që kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre në rastin e vrasjes 35-vjeçares shtatzënë.

Në një deklarim para mediave, Kurti ka thënë se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror dhe se tash do të bëhen inspektime të shtuara.

Madje, ai ka akuzuar gjyqësorin për mosefikasitet duke thënë se shumë lëndë janë pluhurosur në sirtarë.

“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe do të bëhen inspektimet. I gjithë zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose të hiqet”, ka thënë Kurti.

Tutje, kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk merren me vendimet e gjyqësorit, por i duhet të konstatojë se kur vije puna për vetveten, gjyqësori del të jetë shumë efikas dhe i shpejt për dallim prej lëndëve të panumërta që po presin në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë.

“Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e pallatit të drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet”, tha Kurti.

“Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë“, ka deklaruar Kurti, pas vizitës në Hendikos në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

/GazetaSinjali/