image Kurti: Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë, duhet të çfryhet

Kosovë

Kurti: Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë, duhet të çfryhet

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për medie pas rritjes enorme që ka pësuar çmimi i vajit në vend.

Kurti ka thënë se çmimi prej 3,49 euro është artificial, i paarsyeshëm dhe aktualisht është më i larti në botë, raporton Gazeta Sinjali.

“Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë. Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të çfryhen”, tha ai.

Sipas tij, çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i  rastësishëm.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.

Ai është shprehur se do merren masa dhe inspektorët janë duke bërë dokumentimin e të gjitha shkeljeve, pasi që sipas tij nuk ka asnjë arsye që çmimi i vajit të jetë kaq i lartë.

/GazetaSinjali/