Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në Syri Tv edhe për ‘oligarkët e Kosovës’, ata të cilët sipas tij kanë gjithë pushtetin ekonomik.
Në këtë mes Kurti ka përmendur Devollët dhe çështjen e homologimit të veturave.
“Tashmë kemi një korporatë në Kosovë, kjo është Devolli. Kjo korporatë thuhet se është e rëndë gjysmë milardë euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës…A e dini që kur një bashkëatdhetari tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta. Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon.”-tha Kurti. /Gazeta Sinjali/