Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës pritet që të hyjnë në fuqi nga sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo sepse vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.
Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
Edhe pas kësaj mbledhjeje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.