image Kur do të hidhet përsëri në Kuvend për votim Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, tregon Arben Gashi

Kosovë

Kur do të hidhet përsëri në Kuvend për votim Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, tregon Arben Gashi

news image

Përkundër që në lexim të parë ka kaluar, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende nuk është finalizuar në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj në lexim të parë ishte votuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

I njëjti pritet të hidhet sërish në votim në një seancë të jashtëzakonshme gjatë javës së ardhshme.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Jemi duke punuar që javën e ardhshme të thirret Seanca për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë Gashi.

Për shkak të mungesës së kuorumit, më 11 nëntor dështoi të diskutohet në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike./Gazeta Sinjali/