image Kupa e Kosovës: Katër ekipe kalojnë tutje; fitore për Onix, Gjilanin, Ulpianën e Ramiz Sadikun

Futboll

Kupa e Kosovës: Katër ekipe kalojnë tutje; fitore për Onix, Gjilanin, Ulpianën e Ramiz Sadikun

news image

Kupa e Kosovës ka pasur në program sot disa ndeshje mjaft interesante.

Katër skuadra kanë siguruar deri më tani fazën çerekfinale të Kupës, pas fitoreve të regjistruara sot.

Gjilani ka shënuar fitore 2:1 me mjaft mund ndaj Dukagjinit, me një gol të shënuar në fundin e ndeshjes.

Fitore e thellë u regjistrua nga skuadra e Ramiz Sadikut, e cila mposhti 2 korrikun  me rezultatin 1:6.

Ulpiana mori fitore 2:1 ndaj Arbërisë, pas vazhdimeve, kurse Onix fitoi 5:4 pas penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll 3:3. /Gazeta Sinjali Sporti/