image “Kuku...”, këto ishin fjalët e fundit të policit që dyshohet se vrau vajzën dhe veten në Prizren

Siguri

“Kuku…”, këto ishin fjalët e fundit të policit që dyshohet se vrau vajzën dhe veten në Prizren

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi të martën për familjen Mazreku në Prizren, ku zyrtari policor Sali Mazreku, dyshohet se vrau vajzën e tij, 21 vjeçare, e pastaj edhe veten. Gazeta Sinjali raportoi se 52 vjeçari vrau aksidentalisht vajzën derisa po bëhej gati për të shkuar në punë, rreth orëve të mbrëmjes.

Gazeta Sinjali merr vesh se çfarë deklaroi në Polici gruaja e Sali Mazrekut për tragjedinë që ndodhi para syve të saj.

Burime të gazetës bëjnë me dije se gruaja ka deklaruar në Polici fjalët e fundit të policit të ndjerë kur e ka pyetur atë se a është gjallë vajza e tij pasi ka shkrepur revolja.

“Kuku, çka bana, a o gjallë çika. Kuku, paska dekë”, mësohet se ishin fjalët e fundit të Sali Mazrekut, i cili në ato momente vrau veten.

Gruaja e të ndjerit ka thënë po ashtu se asnjëherë nuk kanë pasur mosmarrëveshje apo probleme me dikë.

Në këtë familje ku u shuan babai dhe vajza, kanë mbetur edhe 5 anëtarë të tjerë të familjes Mazreku.

Prokuroria Themelore në Prizren tha se vrasja u krye në prani të familjarëve me armën zyrtare të policit tashmë të ndjerë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shalën, për ta pyetur nëse ka detaje të reja për këtë rast.

Shala për Sinjalin tha se janë në fazën e grumbullimit të informacioneve lidhur me këtë rast, si dhe ende nuk dihet se a bëhet fjalë për vrasje aksidentale, siç po pretendon familja e viktimave.

/GazetaSinjali/