Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shprehur indinjatën e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shkak të statujës së Majlinda Kelmendit.
Kuka ka shkruar se statuja e Majlinda Kelmendit po vjen në Kosovë, ndërkaq për lokacionin se ku do të vendoset nuk ka përgjigje kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, e as Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Po e ndaj me ju një informacion!
Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë.
Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjegje!
E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!!
Kryetari i Prishtinës asnjë info për këtë çështje…”, ka shkruar Kuka në Facebook. /Gazeta Sinjali/