Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Evropianin që nisi sot, në kategorinë e saj të re deri në 52 kilogramë.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se Distria nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por prapë ia doli të fitoi medalje.
Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë u rendit e shtata, teksa nesër do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Kuka tha se shpreson që nesër xhudistët e Kosovës të fitojnë medalje.
Driton Kuka zbuloi gjithashtu se për të është viti i dhjetë me radhë që udhëheq garuesit drejt medaljeve në Kampionatet Evropiane.
Postimi i Driton Kukës:
“Medalja Elitare e para për sivjet u fitua…
Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sips planit prapë sjell medalje për Kosovën!
Distria e bronztë …
Kampionati Evropian për të rritur!
Kategoria e saj e re 52 kg!
Edhe në një ditë jo të mirë me disponim për luftë Distria merr medaljen e radhës!
Flaka Loxha vendi i 7 me dy fitore e dy humbje kategoria 57 Kg!
Plasmani i saj më i mirë në gara zyrtare për të rritur.
Meritoj plasman më të mirë ndoshta edhe medalje,por me randësi që tregoj që i përket kreut të xhudos Evropiane
Neser garojnë Akili e Laura shpresojmë në rezultat e medalje!
Kënaqësi që gjatë garës kishim mysafir Ministrin Çeku gjatë tërë ditës ishte me ekipin e tij në përkrahje të sportistëve tanë.
Mirënjohje edhe Ambasadorit të Kosovës në Bullgari dhe stafit të Ambasadës!
E unë si trener po jau shpalos një gëzim timin si trener!
Është viti i 10 me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur!
E kemi filluar me 2013 e sivjet 2022 bahen plot dhjetë vite që kthehemi me medalje nga Evropiani për të rritur.
Kosova mbi të gjitha …
Xhudo për Kosovën e popullin Shqiptar po vazhdon tutje”.