Loriana Kuka nuk ka arritur ta vazhdojë serinë e fitoreve pasi që kësaj radhe ajo humbi në gjysëm finale kundër sllovenes, Klara Apotekara.
Xhudistja kosovare deri më tani tregoi se e ka shpirtin luftarak duke mos u dorëzuar asnjëherë në asnjërën nga këto ndeshje.
Kurse ajo edhe pse “me njërën dorë po e prekte medaljen e artë” atë ja pamundësoi që ta fitonte sllovenja, megjithatë deri më tani Loriana ishte e shkëlqyer, dhe ka shanse që ta fitojë medaljen e bronztë.
Xhudistja jonë, tani përmes repechage, do të kërkojë të bronztën./Gazeta Sinjali/